Mungon goli në Rrogozhinë, Egnatia barazon ndaj Lillestrom. Kualifikimi vendoset në Norvegji

Mungon goli në Rrogozhinë, Egnatia barazon ndaj Lillestrom. Kualifikimi vendoset në Norvegji

Egnatia ka barazuar 0-0 në ndeshjen e parë ndaj Lillestrom, e vlefshme për raundin e fundit kualifikues për në grupet e Europa League. Egnatia e drejtuar nga Nevil Dede e nisi me këtë formacion zyrtar: Dajsinani; Sota, Bitri, Aleksi; Samjili, Loukili, Medeiros, Albanese, Yagao; Daniel, Gruda Norvegjezët e nisën shumë mirë takimin duke gjetur golin që në minutën e 5-të, ku Gabrielsen mposht me kokë portierin Dajsinani, por për fatin e mirë të rrogozhinasve goli anullohet për pozicion jashtë loje. Në minutën e 26-të, Egnatia pati një mundësi të mirë shënimi me Daniel Adjessa, por goditja e tij me kokë ndalet nga portieri i norvegjezëve. Në minutat 41′ dhe 42′, Egnatia pati dy raste të pastra me Alessandro Albanese, por që nuk u finalizuan dot...