EUROPA LEAGUE: Egnatia dominon ndaj Lillestrom, por mungon goli në pjesën e parë në Rrogozhinë
20 Gusht 2026 19:46 Telesport Pjesa e parë në Rrogozhinë mes Egnatias dhe Lillestrom është mbyllur në barazim të bardhë, 0-0. Norvegjezët e nisën shumë mirë takimin duke gjetur golin që në minutën e 5-të, ku Gabrielsen mposht me kokë portierin Dajsinani, por për fatin e mirë të rrogozhinasve goli anullohet për pozicion jashtë loje. Në minutën e 26-të, Egnatia pati një mundësi të mirë shënimi me Daniel Adjessa, por goditja e tij me kokë ndalet nga portieri i norvegjezëve. Në minutat 41′ dhe 42′, Egnatia pati dy raste të pastra me Alessandro Albanese, por që nuk u finalizuan dot në mënyrën e duhur. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund të pjesës së parë, e cila mbyllet 0-0.
Burimi:
telesport.al