Kryeministri i Maqedonisë së Veriut në Pustec, nuk ekzekutohet himni shqiptar. Kolefski kërkon ndjesë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut në Pustec, nuk ekzekutohet himni shqiptar. Kolefski kërkon ndjesë

Hapja e Festivalit Folklorik Maqedonas në Pustec u shoqërua me një incident protokollar. Në ceremoninë ku morën pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski, u ekzekutua vetëm himni i Maqedonisë së Veriut, ndërsa mungoi himni kombëtar shqiptar. Ngjarja ka shkaktuar reagime, ndërsa kryebashkiaku Pali Kolefski ka kërkuar ndjesë për situatën. Ai ka sqaruar se Bashkia Pustec nuk ishte organizatore e aktivitetit, por se më herët u kishte kërkuar organizatorëve që në ceremoninë e hapjes të përfshihej edhe himni shqiptar. “I kam kërkuar programin zyrtar ku më kanë thënë që ka këngë e valle tradicionale maqedonase dhe do hapet me himnin maqedonas. Ja kam kërkuar që në momentin që do ekzekutohet himni maqedonas, duhet të jetë patjetër edhe...