Kush është Amir Barati dhe pse e kërkon SHBA? Nga ‘mbreti i vogël’ i skenës iraniane të hakerëve tek arrestimi në Mal të Zi

Kush është Amir Barati dhe pse e kërkon SHBA? Nga ‘mbreti i vogël’ i skenës iraniane të hakerëve tek arrestimi në Mal të Zi

Rasti i shtetasit iranian Amir Barati, i cili u arrestua në Kotor në qershor, ende nuk ka mbërritur në duart e Ministrinë e Drejtësisë të Malit të Zi, e cila do të marrë vendimin përfundimtar lidhur me kërkesën e Shteteve të Bashkuara për ekstradimin e tij. Autoritetet amerikane i atribuojnë Baratit një rol në një operacion shumëvjeçar të hakimit të lidhur me Iranin. Radio Evropa e Lirë mëson se rasti ndodhet te gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës së Lartë në Podgoricë, pas së cilës kolegji gjyqësor duhet të përcaktojë nëse janë përmbushur kushtet për ekstradim, përkatësisht nëse çështja do t’i përcillet Ministrisë së Drejtësisë të Malit të Zi. Ndërkohë, një aktakuzë e re amerikane zbulon hollësi të panjohura më parë për një grup prej...