Mickoski në Pustec, përsëritet incidenti me himnin shqiptar

Mickoski në Pustec, përsëritet incidenti me himnin shqiptar

Gjatë një aktiviteti  në Pustec ku u zhvillua Festivali Folklorik Maqedonas, mori pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Në këtë aktivitet u ekzekutua vetëm himni maqedonas, ndërsa himni shqiptar mungoi. Ky është incidenti i dytë i tillë në një aktivitet në territorin shqiptar. Kryebashkiaku i Pustecit, Pali Kolefski, kërkoi mbështetje konkrete për infrastrukturën, turizmin, arsimin, kulturën dhe zhvillimin ekonomik, duke theksuar nevojën për të frenuar largimin e të rinjve. Mickoski premtoi hartimin e një plani bashkëpunimi dhe mbështetje për komunitetin maqedonas në Prespën e Vogël, përmes projekteve në kulturë, arsim dhe institucione. Pavarësisht mesazheve për miqësi dhe bashkëpunim, mungesa e himnit shqiptar mbeti një nga momentet më të diskutuar .