Ish-sportisti vjen nga Franca në protestë: Jam i zhgënjyer nga shteti
Qëndresa qytetare kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij ka vijuar sot me ditën e saj të 82-të radhazi. Ndër zërat e shumtë që u bashkuan me protestuesit ishte edhe ai i një ish-sportisti shqiptar, i cili ka përfaqësuar vendin në arenën ndërkombëtare dhe ka udhëtuar nga Franca posaçërisht për t’u bërë pjesë e tubimit. Ish-sportisti shprehu zhgënjimin e tij të thellë për situatën ku ndodhet vendi dhe për mënyrën se si pushteti po i trajton qytetarët. Ai nënvizoi se politikat dhe kushtet aktuale po i detyrojnë shqiptarët të largohen përditë nga atdheu, duke u shprehur se në Shqipëri gjërat po shkojnë mbrapsht. Ai tregoi se u detyrua të emigronte drejt Francës për të rritur e siguruar të ardhmen e fëmijëve të...
Burimi:
ntv.al