Korreshi denoncon sërish: Mullar me plehra që kundërmojnë, pishinë e qelbur landfilli

Korreshi denoncon sërish: Mullar me plehra që kundërmojnë, pishinë e qelbur landfilli

Deputeti Saimir Korreshi ka denocuar gjendjen katastrofike të situatës së mbetjeve në Lushnje. Korreshi ka ndarë pamje në rrjete sociale ku shihet edhe gjendja skandaloze, me mbeturina e plehra kudo. “Gjithë llumi mbeturinat e qytetit të Lushnjes duhet të hidheshin këtu. Me ujë dhe mbetje urbane. Era e padurueshme”, shprehet ndër të tjera Korreshi, duke theksuar se nuk bëhet asnjë incenerim apo djegie.