“Shteti” zbarkon në Sarandë, prej orësh kontroll për ndërtime pa leje

“Shteti” zbarkon në Sarandë, prej orësh kontroll për ndërtime pa leje

Një kontroll i beftë është zhvilluar prej disa orësh në gjithë territorin e Bashkisë Sarandë. Përfaqësues të lartë të AZHT dhe IKMT, me mbështetjen e IMT të Bashkisë Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Sarandë, prej mëngjesif  të sotëm kanë zhvilluar kontrolle në Sarandë e Ksamil. Mësohet  se kontrolleve i janë nënshtruar një sërë kantieresh ndërtimi të pajisura me leje, një pjesë e mirë e të cilave janë gjetur me shkelje apo mungesë dokumentacioni. Atyre u është lënë “Akt-Verifikimi mbi Sigurinë e Kantierit” dokument i lëshuar nga AZHT dhe IKMT me afat 10 ditor për plotësimin e të gjitha pikave të gjetura me shkelje, pasi në të kundërt do të gjobiten. Kontroll është kryer edhe në disa pika të nxehta të dyshuara për ndërtime të paligjshme,...