DW/ Kërcënimet e Vuçiqit me ndalimin e ujit: Forcë apo dobësi?

DW/ Kërcënimet e Vuçiqit me ndalimin e ujit: Forcë apo dobësi?

Masat e autoriteteve në Prishtinë ndaj komunitetin serb në Kosovëkanë shkaktuar pakënaqësi në Beograd, dhe si një kundërpërgjigje, Aleksandar Vuçiq përmendi mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Të shohim, siç tha Vuçiq, se "çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen pastaj". Sistemi i ujit Ibër-Lepenc është me rëndësi strategjike për furnizimin e Kosovës me ujë të pijshëm dhe për prodhimin e energjisë. Prandaj është e kuptueshme që ky mesazh kërcënues ka shkaktuar shumë shqetësim në Kosovë dhe në qarqet ndërkombëtare. Prishtina thekson se e drejta ndërkombëtare dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e burimeve ujore ndërkufitare e ndalojnë shprehimisht përdorimin e ujit si armë ose mjet presioni politik. Ibri është një rrjedhë ujore ndërkombëtare, e cila fillon në Mal të Zi,...