Protesta e 81-të/ Sot qytetarët dalin sërish kundër qeverisë Rama

Protesta e 81-të/ Sot qytetarët dalin sërish kundër qeverisë Rama

Sot zhvillohet protesta e 81-të kundër qeverisë së Edi Ramës. Qytetarët pritet të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas do të nisin marshimin drejt Kryeministrisë. Protesta vjen në vijim të protestave të zhvilluara kundër qeverisë, ku qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas mbërritjes përpara Kryeministrisë do të mbahen fjalimet, ndërsa pritet të përsëriten thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit. Pas fjalimeve, qytetarët do të vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës. Protesta e 81-të pritet të shoqërohet edhe sot me kërkesën e panegociueshme për largimin e Edi Ramës dhe ndryshimin e qeverisë.