Braçe shpërthen pas videos me para te Dinamo: Kjo është të lësh nam
Pamjet e festës së Dinamos pas fitores 4-0 ndaj Auda-s dhe kualifikimit në “play-off”-in e Conference League kanë kaluar kufijtë e sportit dhe kanë hapur një debat publik për mënyrën se si qarkullojnë dhe deklarohen paratë në futbollin shqiptar. Në videon që është bërë virale, presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, shfaqet në dhomat e zhveshjes me lojtarët, duke hapur një qese me para gjatë festimeve. Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër, duke e konsideruar skenën dëmtuese për imazhin e futbollit shqiptar. “KJO ËSHTË TË LËSH NAM NGA SHQIPËRIA NË ARGJENTINË”, shkruan Braçe, duke e lidhur episodin drejtpërdrejt me debatin për financimin dhe sponsorizimin e sportit. Braçe thotë se kishte ndryshuar qëndrim dhe kishte propozuar një ligj që do të krijonte më shumë mundësi për...
Burimi:
ntv.al