Spitali i Durrësit/ 14.3 mln lekë për 90 ditë lavanderi, vetëm një ofertë – tenderi 297 mln lekë në ankim
Një kontratë e përkohshme për lavanderinë e Spitalit Rajonal Durrës hap një seri pyetjesh mbi mënyrën se si po sigurohet një prej shërbimeve më të rëndësishme për higjienën spitalore. Të dhënat e publikuara në Open Procurement Albania tregojnë se Drejtoria e Spitalit Rajonal Durrës ka zhvilluar një procedurë me negocim pa shpallje paraprake, për një periudhë të përafërt prej 90 ditësh. Fondi limit ishte 14,492,873 lekë pa TVSH. Në procedurë rezulton vetëm një operator konkurrues: UNIVERS SERVIS. Oferta fituese ishte 14,340,316 lekë pa TVSH, vetëm rreth 152 mijë lekë më e ulët se fondi limit, ndërsa fituesi është shpallur më 17 gusht 2026. POR PSE U DESH NJË PROCEDURË 90-DITORE PA NJOFTIM PARAPRAK? Pas publikimeve në media, Spitali Rajonal Durrës ka reaguar duke dhënë versionin...
Burimi:
ntv.al