Vrasja e turistit 20-vjeçar në Ksamil, reagon qeveria e Portugalisë: Rastin po e ndjekim nga afër me autoritetet shqiptare, ka pasur arrestime por…

Vrasja e turistit 20-vjeçar në Ksamil, reagon qeveria e Portugalisë: Rastin po e ndjekim nga afër me autoritetet shqiptare, ka pasur arrestime por…

Qeveria e Portugalisë ka reaguar për ngjarjen në Ksamil dhe njofton se po ndjek rastin e vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u gjet në orët e para të së martës pranë plazhit të bar ‘Principotes’ i vrarë me thikë, krim për të cilin është arrestuar truproja i lokalit Sokrat Vata. Media portugeze “Renascença” shkruan se Ministria e Jashtme portugeze është vënë në kontakt me autoritetet shqiptare, por deri tani nuk ka informacion zyrtar për atë që ka ndodhur dhe për veprimet e ndërmarra nga autoritetet në Tiranë. Raquel Trindade, nga zyra e ministrit të Jashtëm të Portugalisë, tha për “Renascença” se rasti po ndiqet përmes ambasadës portugeze në Romë dhe konsullatës së nderit në Tiranë. “Ministria e Punëve të Jashtme...