Realitet i trishtë i pensionistëve: Pensionet nuk mjaftojnë, lëmë dhe ilaçet pa marrë
Pensionistët në Cërrik dhe Peqin thonë se të ardhurat mujore nuk mjaftojnë për të përballuar kostot bazë të jetesës, ndërsa ilaçet, ushqimet dhe faturat e energjisë e ujit marrin pjesën më të madhe të pensionit. Për shumë prej tyre, muaji përfundon shumë më vonë se pensioni. Një pensioniste tregon se nga 93 mijë lekë që merr në muaj, rreth 50 mijë lekë i shkojnë vetëm për medikamente. Ajo thotë se në muajt kur shpenzimet rriten, detyrohet të heqë dorë edhe nga ilaçet. “93 mijë lekë. Unë 50 mijë lekë marr ilaçe. Ka raste dhe ilaçet i lëmë pa marrë se s’i përballojmë dot”, tregon ajo.Edhe pensionistë të tjerë shprehen se çmimet nuk janë në raport me të ardhurat që marrin dhe se pensioni shkon pothuajse...
Burimi:
ntv.al