U vra gjatë pushimeve në Ksamil, del fotoja e turistit portugez
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ksamilin në kulmin e sezonit turistik, ku 20-vjeçari portugez Luis Miguel Varela Mendes humbi jetën pas një konflikti që përfundoi me përdorimin e thikës. I riu kishte ardhur në Shqipëri së bashku me një grup miqsh për të kaluar pushimet verore, por nuk do të kthehej më në vendin e tij. Ngjarja u zbulua rreth orës 05:15 pranë kompleksit “Principote”, ku 20-vjeçari u gjet pa shenja jete mbi shezlongë. Sipas të dhënave të ekspertizës mjeko-ligjore, Mendes kishte marrë disa goditje me thikë në pjesën e shpinës dhe kraharorit, plagë të cilat rezultuan fatale. Hetimet paraprake po përqendrohen te një konflikt që dyshohet se ka nisur pas një feste në ambientet e resortit. Një prej pistave të hetimit lidhet me...
Burimi:
ntv.al