Polic ditën, bodyguard natën/ Kush i kontrollon efektivët që punojnë privat?
Një polic që paguhet nga shteti për të garantuar rendin publik, natën shfaqet si bodyguard i një klubi privat. Një rast mund të konsiderohej episod. Por kur brenda pak ditësh, në dy prej klubeve më të njohura të jugut të vendit, dalin disa punonjës të strukturave shtetërore të angazhuar paralelisht në sigurinë private, atëherë pyetja nuk është më vetëm se çfarë ndodhi në një lokal. PYETJA ËSHTË: SA I PËRHAPUR ËSHTË KY FENOMEN DHE KUSH E KONTROLLON? Vrasja tragjike e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil ka nxjerrë në dritë një element tepër shqetësues. Sipas të dhënave të bëra publike nga hetimet, në rolin e bodyguardëve në “Principote” ndodheshin katër persona. Mes tyre rezultojnë një punonjës i Policisë së Shtetit në Gjirokastër, një...
Burimi:
ntv.al