Endri Haxhiu, krahu i djathtë i Gonxhes, në tavolinë me Bekim Bulicën e ‘Principotes’ ku u vra turisti portugez
Vetëm pak orë pasi një turist portugez 20-vjeçar humbi jetën nga dhuna e ushtruar prej njerëzve të sigurisë së një resorti në Ksamil, u publikua një fotografi që kërkon shpjegime nga Ministria e Turizmit dhe Kulturës. Në fotografinë e publikuar, shfaqen Bekim Bulica (në rreth jeshil djathtas) dhe Endri Haxhiu(në rreth jeshil, majtas), drejtuesi i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe një prej njerëzve më të besuar të ministrit Blendi Gonxhe. Dy personat ndodhen në të njëjtin ambient, në shoqërinë e disa burrave të tjerë. Pamja nuk dokumenton një takim zyrtar, një inspektim institucional apo një aktivitet publik. Ajo paraqet një qëndrim shoqëror, në një mjedis privat çlodhjeje. Fotografia nuk provon vetë një marrëveshje kriminale. Ajo provon se zyrtari i lartë dhe Bekim Bulica kanë...
Burimi:
syri.net