NGA LUÇIANO BOÇI – Projekti i PD- së për reformën territoriale i shërben qytetarit…

NGA LUÇIANO BOÇI – Projekti i PD- së për reformën territoriale i shërben qytetarit…

Para se reforma territoriale të kthehet në një luftë numrash, “46 apo 100?”, duhet t’u jepet përgjigje dy pyetjeve shumë më të rëndësishme. Cila hartë i shërben më mirë qytetarit? Ku është qytetari në këtë hartë?Propozimi i PS për ta çuar Shqipërinë në vetëm 46 bashki e largon edhe më shumë pushtetin vendor nga qytetari. Bashkitë bëhen më të mëdha, qendrat administrative më të largëta dhe vendimmarrja përqendrohet gjithnjë e më tepër.Në letër kjo mund të paraqitet si kursim. Në jetën reale, faturën e paguan qytetari.Kur bashkia bëhet shumë e madhe, fshati apo qyteti i vogël humbet peshën e vet. Problemet e tij konkurrojnë me problemet e qendrës dhe dihet se kush e fiton zakonisht këtë konkurrencë.Rruga e lagjes, ujësjellësi, kanali vaditës, pastrimi, ndriçimi, transporti,...