Berisha dënon vrasjen në Ksamil: Industria turistike në Sarandë është në kthetrat e krimit

Berisha dënon vrasjen në Ksamil: Industria turistike në Sarandë është në kthetrat e krimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se strukturat shtetërore mbajnë përgjegjësi për vrasjen e turistit portugez në Ksamil. Në një komunikim me gazetarët, Berisha deklaroi se vrasja e 20-vjeçarit që kishte ardhur me pushime në Shqipëri është pothuaj vrasje shtetërore. “E them këtë në kuptimin, jo se ai u ekzekutua nga njerëz me uniformë, por në kuptimin e vërtetë se industria turistike në Sarandë është në kthetrat e krimit. Në Sarandë, shteti dhe krimi janë një.” Sipas Berishës, në Sarandë edhe plazhet dominohen nga të fortët. “Në Sarandë, dhe jo vetëm, flitet gjerësisht për një ekonomi të bazuar në trafiqe droge, njerëzore etj., e cila gëlon nga darka në mëngjes në lokalet e natës, të cilat funksionojnë gjer në agim.” Berisha akuzoi edhe rojet...