Normalizohet situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 4 vatra aktive, nuk ka rrezik për banesat! Ja zonat ku vijon aksioni

Normalizohet situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 4 vatra aktive, nuk ka rrezik për banesat! Ja zonat ku vijon aksioni

Normalizohet ndjeshëm situata nga zjarret në Shqipëri, teksa ka rënë numri i vatrave aktive dhe është rritur ai i atyre që janë shuar apo që mbahen nën kontroll nga Emergjencat. Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e situatës së zjarreve në vend deri në orët e pasdites së sotme (19 gusht), duke njoftuar se deri në orën 14:00 janë regjistruar gjashtë vatra zjarri. Katër prej tyre vijojnë të jenë aktive, ndërsa dy të tjera janë nën monitorim. Në terren janë angazhuar 126 forca operacionale vendore. Ndërkohë, Forcat e Armatosura mbështesin operacionet me 90 efektivë dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore. Një nga vatrat aktive është në Dajt të Tiranës, ku operacioni vijon me 50 efektivë të Forcave të Armatosura, 15 forca të MZSH-së dhe 5...