Ishin në koncertin e Cllevios/ 15-vjeçari përcillet sot në banesën e fundit
Familja Muhaxhiri në Sukth të Durrësit ka hapur dyert e mortit për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Manzë. I mituri pritet të përcillet pasditen e kësaj të mërkure për në banesën e fundit, ndërsa familjarë, të afërm dhe banorë të zonës janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Alvi ishte një prej pesë të rinjve që udhëtonin me një automjet tip BMW, i cili rreth orës 02:22 ka dalë nga rruga në një segment dytësor në Manzë dhe është përplasur me forcë me një strukturë betoni. Përplasja ka qenë e rëndë dhe automjeti është rrokullisur disa herë. Nga aksidenti humbën jetën gjithashtu çifti i sapomartuar, Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli....
Burimi:
ntv.al