Shpejtësia alarmon në rrugët shqiptare/ Mbi 1500 patenta të pezulluara

Shpejtësia alarmon në rrugët shqiptare/ Mbi 1500 patenta të pezulluara

Drejtimi i mjetit mbi limitin e shpejtësisë së rrugës dyshohet se çoi në aksidentin e mëngjesit të kësaj të mërkure ku humbën jetën 3 të rinj në Durrës. Shpejtësia duket se është një ndër shkeljet e rrezikshme që pavarësisht ashpërsimit të masave vijon të përsëritet në shifra mjaft të larta. Vetëm një javë blutë në të gjithë vendin kanë pezulluar më shumë se 1500 patenta vetëm për këtë shkelje. Ekspertët tregojnë se shpejtësia, shoqëruar dhe me mungesë sinjalistike, rezulton fatale. “Shpejtësia s’i jep kohë drejtuesit të manovrojë. Ajo rrugë ka kthesa të rrezikshme. Duhet më shumë sinjalistikë”, tha eksperti Gëzim Hoxha. Me qëllim parandalimin e aksidenteve para 2 javësh ndryshuan dhe disa nene të Kodit Rrugor. Mes tyre heqja përjetë e patentës për përsëritësit e kapur me...