AEROPORTI I VLORËS NË NGËRÇ/ KONCESIONI 104 MLN EURO DREJT PRISHJES

AEROPORTI I VLORËS NË NGËRÇ/ KONCESIONI 104 MLN EURO DREJT PRISHJES

Nga një prej projekteve më të reklamuar strategjike të turizmit shqiptar, Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është kthyer në një nyje kontratash, afatesh të dështuara, përplasjesh mes ortakëve dhe rreziku për një konflikt të ri juridik mes investitorit dhe shtetit. Dokumentet dhe të dhënat publike të shqyrtuara tregojnë se çështja nuk përfundon te pyetja nëse aeroporti do të hapet apo jo. Në lojë është një koncesion 35-vjeçar me vlerë investimi të parashikuar 104.3 milionë euro pa TVSH, miliona euro infrastruktura mbështetëse të prokuruara nga subjekte publike dhe një konflikt që investitori ka paralajmëruar se mund të përfundojë edhe jashtë Shqipërisë. Shkresa e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, detajet e së cilës u bënë publike më 19 gusht, tregon arsyet mbi të cilat shteti po mbështet procedurën...