Përplasja e dy skafeve në Koman, policia jep detajet: U plagosen 5 persona
Policia ka dhënë detaje zyrtare për aksidentin e regjistruar pasditen e sotme në liqenin e Komanit, ku dy mjete lundruese janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se përplasja ka qenë aksidentale. Si pasojë, 5 persona kanë mbetur të dëmtuar, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 15:15, në liqenin e Komanit, dyshohet se aksidentalisht janë përplasur 2 mjete lundruese. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 5 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasit e tjerë që ndodheshin në mjetet lundruese nuk kanë pësuar dëmtime. Shtetasit që ndodheshin në mjetet lundruese janë nxjerrë në kalatën e Komanit, me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese”, bën me dije policia. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të...
Burimi:
gijotina.com