“Korridori i 8-të”/ IKMT shemb një tjetër objekt, 44 në total që nga janari! Vijon zgjerimi i aksit Elbasan–Përrenjas–Qafë Thanë
Një tjetër objekt është shembur sot në Qarkun e Elbasanit, në kuadër të punimeve për zgjerimin e aksit rrugor Elbasan–Përrenjas–Qafë Thanë, pjesë e Korridorit 8. Ndërhyrja është kryer për të eliminuar pengesat në terren dhe për t’i hapur rrugë vijimit të punimeve për këtë projekt të rëndësishëm infrastrukturor. Sipas Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, gjatë periudhës janar–gusht janë shembur 44 objekte në të gjithë vendin, duke mundësuar vijimin e punimeve në shtatë projekte të investimeve publike. IKMT thekson se eliminimi i pengesave në terren synon të përshpejtojë realizimin e veprave publike, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e infrastrukturës, lëvizshmërisë dhe cilësisë së jetës së qytetarëve.
Burimi:
javanews.al