Vdekja e 15 vjeçarit/ Mësuesit të trishtuar: Kujtimi dhe buzëqeshja do i mbeten përherë gjallë

Vdekja e 15 vjeçarit/ Mësuesit të trishtuar: Kujtimi dhe buzëqeshja do i mbeten përherë gjallë

Humbja e parakohshme e 15-vjeçarit Alvi Muhaxhiri, i cili u shua si pasojë e aksidentit tragjik të ndodhur gjatë natës, ka lënë pas një dhimbje të papërshkrueshme për miq, familjarë e të gjithë njerëzit e tij të afërm. Shkolla ku ai kryente studimet ka bërë një dedikim prekës për të miturin, duke shkruar se ikja e tij e parakohshme ka lënë një boshllëk të madh, ndërsa shpreh ngushëllime ndaj familjarëve për këtë tragjedi. “Me hidhërim të thellë e zemër të thyer mësuam lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit tonë të dashur Alvi  Muhaxhiri.  Ikja e tij kaq e shpejtë la një boshllëk të madh në bankat e shkollës sonë dhe në zemrat e të gjithë mësuesve e shokëve të tij. Në këto...