“Ju erdhi fundi!”/ Sot protesta e 81-të kundër Ramës: “Do t’i dalim zot vendit”
Sot zhvillohet protesta e 81-të kundër qeverisë, me qytetarët që pritet të mblidhen sërish para Kryeministrisë në Tiranë. Protesta, e njohur si “Revolucioni i Flamingove”, vijon prej javësh me thirrje për ndryshim politik dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët pritet të përsërisin edhe sot mesazhet kundër qeverisë dhe kërkesat për një ndryshim të situatës politike në vend. “Do t’i dalim zot vendit” dhe “Ju erdhi fundi” janë disa nga thirrjet që kanë shoqëruar protestat e fundit. Në qendër të tubimeve kanë qenë shqetësimet për ekonominë, pensionet, emigracionin, sigurinë dhe funksionimin e institucioneve. Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu një reagim më të fortë nga drejtësia dhe SPAK për çështjet që ata i konsiderojnë shqetësuese. Edhe qytetarë nga diaspora i janë bashkuar protestave, duke udhëtuar drejt Shqipërisë...
Burimi:
gijotina.com