Turisti portugez u vra në Shqipëri/ Reagon qeveria portugeze: Ende nuk dimë çfarë ka ndodhur

Turisti portugez u vra në Shqipëri/ Reagon qeveria portugeze: Ende nuk dimë çfarë ka ndodhur

Qeveria portugeze ka reaguar pas vrasjes së turistit 20-vjeçar portugez, Luis Miguel Varela Mendes, në Ksamil, duke bërë të ditur se po ndjek nga afër zhvillimet e ngjarjes. Sipas mediave portugeze, Ministria e Punëve të Jashtme ka deklaruar se aktualisht nuk disponon informacion zyrtar të plotë mbi rrethanat e vrasjes apo ecurinë e hetimeve në Shqipëri. Raquel Trindade, nga zyra e Ministrit të Punëve të Jashtme të Portugalisë, tha se autoritetet portugeze janë në kontakt me strukturat shqiptare përmes kanaleve diplomatike. “Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek rastin e këtij shtetasi portugez që vdiq në Shqipëri dhe, nëpërmjet ambasadës së saj në Romë dhe gjithashtu konsullatës së nderit në Tiranë, po bashkëpunojmë me autoritetet lokale”, deklaroi Trindade. Ajo theksoi se, për momentin, autoritetet portugeze...