Ndryshon bilanci i aksidentit në Koman/ Policia konfirmon 5 të plagosur
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në liqenin e Komanit, ku dy mjete lundruese janë përplasur me njëri-tjetrin. Policia e Shtetit konfirmon se si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar pesë persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, ndërsa fillimisht u raportua për një numër më të lartë të të plagosurve. Sipas informacionit zyrtar të Policisë, pesë shtetasit e dëmtuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Personat e tjerë që ndodheshin në dy mjetet lundruese nuk kanë pësuar dëmtime. Pas përplasjes, disa prej udhëtarëve mbetën të bllokuar në mjetet lundruese dhe u nxorën në kalatën e Komanit me ndihmën e mjeteve të tjera që ndodheshin në zonë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për të përcaktuar shkaqet dhe...
Burimi:
ntv.al