Defekti elektrik bllokon imbarkimin e pasagjerëve në traget në Portin e Vlorës

Defekti elektrik bllokon imbarkimin e pasagjerëve në traget në Portin e Vlorës

Qindra pasagjerë dhe mjetet e tyre janë bllokuar në Portin e Vlorës për shkak të një defekti në rrjetin elektrik. Bëhet me dije se janë rreth 700 pasagjerë dhe 180 automjete që presin të imbarkohen në tragetet e linjës, por mungesa e energjisë ka bllokuar punën. Prej më shumë se një ore, në zonë mungon energjia elektrike dhe për pasojë janë krijuar vonesa dhe radhë të gjata pritje në sportelet e Policisë Kufitare, pasi nuk mund të përpunohen të dhënat e udhëtarëve. Paraprakisht, bëhet me dije se ndërprerja e energjisë është shkaktuar nga një defekt i krijuar gjatë punimeve që po kryhen nga ujësjellësi në zonën pranë portit. Kjo ka bërë që procesi i përpunimit të të dhënave të udhëtarëve dhe imbarkimi në tragetet e...