Gushti kthehet në muajin e aksidenteve/ Brataj: Deri në 19 raste çdo ditë

Gushti kthehet në muajin e aksidenteve/ Brataj: Deri në 19 raste çdo ditë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka deklaruar se muaji gusht po shoqërohet me një rritje të ndjeshme të rasteve që kërkojnë ndërhyrje mjekësore, me temperaturat e larta dhe aksidentet rrugore që mbeten ndër shqetësimet kryesore. Brataj tha se gjatë këtij muaji janë regjistruar deri në 18-19 aksidente në ditë, një shifër dukshëm më e lartë krahasuar me periudhat e tjera të vitit. Sipas tij, rritja lidhet edhe me shtimin e turistëve dhe të numrit të automjeteve në rrugët e vendit gjatë sezonit veror. Kreu i Urgjencës Kombëtare bëri të ditur se numri i vizitave ditore është rritur gjithashtu. Sipas të dhënave të paraqitura prej tij, në vitin 2025 regjistroheshin rreth 337 vizita në ditë, ndërsa gjatë vitit 2026 kjo shifër ka arritur në rreth...