14 VJET “NON GRATA” NË GREQI, MARIN MEMA: E VËRTETA NUK NDALET
Më 19 gusht 2012, gazetarit Marin Mema iu ndalua hyrja në Greqi, ndërsa sipas asaj që ai ka deklaruar ndër vite, autoritetet greke e kishin klasifikuar si person që përbënte “rrezik për sigurinë kombëtare”. Sot, më 19 gusht 2026, plot 14 vite më pas, Mema rikthen historinë e atij vendimi dhe rrugëtimin që, sipas tij, e çoi deri te shpallja “Non Grata”. Gazetari tregon se puna e tij mbi çështjet shqiptaro-greke kishte nisur shumë vite më parë. Që prej vitit 2004, ai kishte realizuar reportazhe dhe dokumentarë mbi Çamërinë, shqiptarët e mbetur në territorin grek, gjuhën, traditat dhe gjurmët historike të tyre. Mema kujton udhëtimet në Margëlliç, Filat, Gumanicë, Bellkamen, Follorinë dhe Negovan, ku thotë se në disa raste është ndaluar dhe mbajtur për orë...
Burimi:
ntv.al