‘Tri vatra janë aktive’, Ringaj: Zjarri vijon në Tërbun, Gojan të Madh dhe Gjegjan të Pukës

‘Tri vatra janë aktive’, Ringaj: Zjarri vijon në Tërbun, Gojan të Madh dhe Gjegjan të Pukës

Tri vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në territorin e Pukës, ndërsa situata mbetet problematike pas gjashtë ditësh përpjekjesh për shuarjen e flakëve.Zjarri ka përfshirë malin e Tërbunit, në zonën e Kabashit, si dhe Gojanin e Madh e Gjegjanin, ku përhapja është favorizuar nga erërat e forta, temperaturat e larta dhe terreni i vështirë.Zv.kryetari i Bashkisë Pukë, Ferit Ringaj tha për Syri TV se vatrat janë riaktivizuar disa herë ku kemi gjithashtu dëme në sipërfaqet pyjore dhe kullosore.Ai ngriti edhe dyshime për mundësinë e një zjarrvënieje të qëllimshme, duke iu referuar mënyrës së përhapjes së flakëve.Situata paraqitet veçanërisht e vështirë në zonën mes Gojanit dhe Gjegjanit, ndërsa infrastruktura e dobët dhe terreni i thyer e bëjnë të vështirë ndërhyrjen në vatrat e zjarrit.Ringaj tha se dëmi prek...