‘Poshtë narkoshteti’/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, qytetarët : Rama, jepe dorëheqjen!

‘Poshtë narkoshteti’/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, qytetarët : Rama, jepe dorëheqjen!

Ka nisur marshimi i protestuesve drejt godinës së Kryeministrisë, në ditën e 81-të të protestës. Protestuesit janë nisur drejt godinës së qeverisë, ndërsa gjatë marshimit dëgjohen thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkesa për dorëheqjen e tij. “Rama, jep dorëheqjen!” është një prej thirrjeve që shoqëron marshimin e qytetarëve, ndërsa një tjetër thirrje e përsëritur është “Rama në burg!”. Protesta kundër qeverisë vijon prej 81 ditësh, ndërsa pjesëmarrësit deklarojnë se do të vazhdojnë protestën deri në përmbushjen e kërkesës së tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama. Marshimi vijon në rrugët e kryeqytetit, ndërsa protestuesit pritet të vendosen përpara Kryeministrisë, ku do të vijojnë me fjalimet e tyre kundër qeverisë. Në fjalimet që pritet të mbahen para godinës së Kryeministrisë, qytetarët do të përcjellin kërkesat...