Nga faqet anonime te mediat ruse: Kush i përhap narrativët e Kremlinit në Serbi?

Nga faqet anonime te mediat ruse: Kush i përhap narrativët e Kremlinit në Serbi?

Mijëra njerëz në Facebook dhe Instagram e ndjekin faqen “Govorit Moskva”, përmbajtja e së cilës përbëhet pothuajse tërësisht nga fjalimet e presidentit rus, Vladimir Putin, të përkthyera në gjuhën serbe. Në një nga fjalimet e publikuara nga kjo faqe, Putin thotë se “miliona njerëz në Perëndim e kuptojnë se [autoritetet] po i çojnë drejt një katastrofe të vërtetë shpirtërore”. Ndërsa faqja publikon çdo ditë fjalime të Putinit, në të cilat justifikohet pushtimi i Ukrainës, glorifikohet ushtria ruse dhe kritikohet Perëndimi, nuk ka të dhëna se kush qëndron prapa saj. Në Serbi veprojnë edhe portale agreguese me pronësi të paqartë, të cilat kryesisht nuk prodhojnë përmbajtje origjinale, por ripublikojnë raportime të mediave ruse. Rusia ka në Serbi edhe mediat e veta zyrtare shtetërore. Mediat ruse Sputnik...