Kryeministri britanik: Jemi pranë Ukrainës paçka kërcënimeve ruse
Bota E Martë, 18 Gusht 2026 18:22 Kryeministri britanik Andy Burnham, thotë se Mbretëria e Bashkuar do të vijojë mbështetjen e saj për Ukrainën, pavarësisht paralajmërimeve të Rusisë ndaj Londrës për pasojat e bashkëpunimit ushtarak me Kievin. “Mbretëria e Bashkuar po bën atë që ka thënë prej kohësh se do të bëjë: të mbështesë 100 për qind Ukrainën kundër kësaj lufte të paligjshme të udhëhequr nga Vladimir Putin”, deklaroi Burnham para gazetarëve. Ai theksoi se Londra do të vazhdojë t’i ofrojë Kievit ndihmën e nevojshme për t’u mbrojtur dhe se politika britanike ndaj Ukrainës nuk ka ndryshuar me ardhjen e tij në detyrë. “Ne nuk jemi miq vetëm në ditë të mira. Do të jemi pranë Ukrainës në momentin e saj më të vështirë dhe...
Burimi:
kohajone.com