Pse jo Veton Surroi për President në Kosovë?

Pse jo Veton Surroi për President në Kosovë?

Takimi mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut për profilin e presidentit të ardhshëm është një hap i nevojshëm. Por Kosova nuk ka nevojë për një president të zgjedhur thjesht për të mbyllur një krizë politike. Ka nevojë për një figurë që ta ngrejë institucionin e Presidentit mbi partitë. Nëse kriteret janë vërtet integriteti, kultura, personaliteti, përvoja dhe baraslargësia nga partitë, atëherë pyetja është e pashmangshme: Pse jo Veton Surroi? Surroi është një nga figurat më të njohura të jetës publike të Kosovës. Ka qenë gazetar, publicist, politikan, pjesë e proceseve vendimtare të shtetformimit dhe një zë i pranishëm për dekada në debatin politik e diplomatik. Mund të mos jetë i pëlqyeshëm për të gjithë. Por Presidenti i Republikës nuk duhet të jetë i pëlqyeshëm për partitë. Duhet...