Këngëtarja shqiptare bëhet nënë në moshën 42-vjeçare, zbulon emrin e veçantë të djalit

Këngëtarja shqiptare bëhet nënë në moshën 42-vjeçare, zbulon emrin e veçantë të djalit

Showbiz E Martë, 18 Gusht 2026 20:24 Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ndau vetë këngëtarja në rrjetet sociale, ku publikoi edhe disa foto nga kjo periudhë e veçantë. Çifti ka mirëpritur një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Dajt. Marsela ndau një foto nga shtatzënia, ndërsa në një tjetër shfaqet së bashku me partnerin duke mbajtur këmbët e vogla të të porsalindurit. Historia e dashurisë së Marselës dhe Vitmarit u bë publike në vitin 2019. Këngëtarja e konfirmoi lidhjen përmes një postimi në Instagram, duke ndarë disa momente nga koncerti i Vitmarit me rastin e prezantimit të albumit kushtuar asaj.