”MTV Video Music Awards 2026”, Bebe Rexha merr një nominim për hitin “New Religion”
Showbiz E Martë, 18 Gusht 2026 20:11 Bebe Rexha rikthehet në qendër të vëmendjes së muzikës ndërkombëtare me një nominim të rëndësishëm në MTV Video Music Awards 2026. Artistja shqiptare është përzgjedhur në kategorinë “Best Dance” për këngën “New Religion”, një bashkëpunim me grupin britanik Faithless. Nominimi vjen në një moment të veçantë, pasi kjo kategori rikthehet në ceremoninë e VMAs pas një pauze prej shtatë vitesh. Rexha do të përballet me disa prej emrave më të njohur të skenës muzikore botërore, duke e bërë garën edhe më interesante. Një tjetër moment i rëndësishëm për artisten shqiptare, e cila vazhdon të jetë pjesë e skenës më të madhe të muzikës ndërkombëtare.
Burimi:
kohajone.com