Alarm për lëndë plasëse në një furgon në Vlorë, policia në vendngjarje
Një alarm për lëndë plasëse ka ngritur në këmbë policinë e Vlorës mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se dyshohet për lëndë plasëse në një furgon në rrugën “28 Nëntori” në Vlorë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po verifikon sinjalin e dyshuar. Mjeti dyshohet se ka qenë i braktisur prej dy ditësh, ndërsa është tërhequr me karrotrec nga policia për verifikime të mëtejshme.
Burimi:
vizionplus.tv