Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas tërmetit 7.7

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas tërmetit 7.7

Indonezia po përballet me një aktivitet të fortë sizmik pas tërmetit me magnitudë 7,7, që goditi vendin të shtunën. Sipas mediave lokale, deri tani janë regjistruar 2.119 pasgoditje, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se lëkundjet mund të vazhdojnë edhe për tre deri në katër javë. Agjencia indoneziane e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës bëri të ditur se pasgoditjet kanë pasur magnituda nga 1,3 deri në 6,2. Prej tyre, 24 kanë qenë mbi magnitudën 5, ndërsa 70 lëkundje janë ndier nga banorët. Tërmeti kryesor goditi të shtunën provincën East Nusa Tenggara, ku ndodhet edhe qendra turistike e Labuan Bajo, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Antara, bilanci deri tani është 68 viktima dhe 213 të plagosur. Pas goditjeve të fuqishme, autoritetet kanë mbyllur përkohësisht disa...