Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

Në pikën e përbashkët kufitare të Morinit, fluksi i lëvizjeve të qytetarëve dhe mjeteve është pothuajse i njëjtë si gjatë fundjavës, por edhe në ditët e zakonshme. Mesa duket, qytetarët e Kosovës po shfrytëzojnë ditët e mbetura të këtij sezoni veror për të pushuar në bregdetin shqiptar. Edhe mëngjesi i kësaj të marte nisi me fluks të lartë lëvizjesh nga Kosova drejt Shqipërisë. Pavarësisht aplikimit të procedurës së thjeshtuar të kalimit të kufirit pa kontrolle për të gjitha mjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës, herë pas here vihen re kolona të gjata deri në thellësi të territorit të Kosovës. Kjo për shkak të procedurave standarde të kontrollit për automjetet me targa të shteteve të huaja. Shumica prej tyre u përkasin shtetasve nga Kosova që...