SHBA, paditen FB dhe Instagram! 29 shtete akuzojnë kompaninë “Meta” për dëmtimin e të rinjve

SHBA, paditen FB dhe Instagram! 29 shtete akuzojnë kompaninë “Meta” për dëmtimin e të rinjve

Meta, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram, përballet me një proces gjyqësor në SHBA, pasi 29 shtete amerikane e akuzojnë se platformat e saj janë krijuar në mënyrë që mund të dëmtojnë fëmijët dhe adoleshentët. Gjyqi nisi në një gjykatë federale në Oakland të Kalifornisë. Në qendër të çështjes janë pretendimet se Facebook dhe Instagram janë projektuar për t’i mbajtur përdoruesit e rinj sa më gjatë në platforma dhe për të krijuar varësi. Katër shtete, Kolorado, Kalifornia, Nju Xhersi dhe Kentaki pretendojnë gjithashtu se Meta ka mashtruar konsumatorët për sigurinë e platformave për të miturit. Të 29 shtetet akuzojnë kompaninë edhe për mbledhje dhe përdorim të papërshtatshëm të të dhënave personale të fëmijëve. Kompania Meta i ka mohuar akuzat. Ajo thotë se ka investuar në...