Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë
Franca do të dëbojë dy diplomatë iranianë në ditët në vijim, tha sot Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot në një postim në platformën X. Njoftimi erdhi një ditë pasi Ministria e Jashtme iraniane njoftoi se nuk do të lejonte që dy punonjës të ambasadës franceze në Teheran, të cilët ishin përfshirë në një mosmarrëveshje diplomatike, të ktheheshin në Iran. Muajin e kaluar, Ministria e Jashtme Franceze raportoi se punonjësit e ambasadës franceze në Teheran ishin ndaluar dhe kërcënuar nga anëtarë të shërbimeve iraniane të sigurisë.
Burimi:
javanews.al