Vrasja në Ksamil dhe nevoja që shërbimet turistike të licencohen për standarde sigurie

Vrasja në Ksamil dhe nevoja që shërbimet turistike të licencohen për standarde sigurie

Nga Mero Baze Ngjarja tragjike e Ksamilit, përveçse një fatkeqësi e rëndë për familjen e 20-vjeçarit portugez, është një goditje e padrejtë mbi imazhin e turizmit shqiptar. Në një vend me turizëm në rritje, ngjarjet kriminale janë të pashmangshme, por, për fatin e mirë, Shqipëria nuk është përballur me to. Tirana është një nga kryeqytetet më të sigurta në Evropë, ku vajzat dhe djemtë e rinj shëtisin deri në pesë të mëngjesit rrugëve dhe klubeve të qytetit pa ndodhur asnjë incident serioz. Siguria personale e një vajze të re që ecën rrugëve të Tiranës është shumë më e lartë se ajo e një vajze që mund të tentojë të ecë vetëm pas mesnate në kryeqytete të tjera evropiane. Tek të huajt, ky element sigurie është...