Vrasja e turistit në Ksamil, 4 të arrestuar nga Gjirokastra, mes tyre punonjës i policisë bashkiake dhe i kufirit
Për llogari të hetimeve për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, në pranga janë vënë edhe 4 persona nga Gjirokastra, dy prej të cilëve punonjës policie. Shtetasi M.M është punonjës i Kufirit dhe Migracionit në Drejtorinë Rajonale të Gjirokastrës, ndërsa R.SH punonjës e Policisë Bashkiake Gjirokastër. Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit. Në vijim të veprimeve për zbardhjen e rrethanave, dokumentimin ligjor, kapjen dhe arrestimin e autorit, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në vrasjen e 20-vjeçarit portugez, mëngjesin e sotëm në Ksamil, Sarandë, ju informojmë se: Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe koordinimit të punës mes Komisariatit të Policisë Sarandë, Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë...
Burimi:
argjiroja.net