Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama, jepe dorëheqjen!
Pas fjalimeve të mbajtura përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit e protestës së 80-të kundër qeverisë së Edi Ramës kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës. Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë, qytetarët vijojnë marshimin nëpër kryeqytet, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. “Rama, jepe dorëheqjen!” është një nga thirrjet që shoqëron marshimin e protestuesve. Protestuesit kanë përsëritur se do të vijojnë protestat dhe mobilizimin qytetar deri në largimin e Edi Ramës nga detyra. Marshimi vijon në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, ndërsa qytetarët përcjellin mesazhet e tyre kundër qeverisë.
Burimi:
syri.net