Protesta e 80-të kundër qeverisë/ Nis marshimi nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë

Protesta e 80-të kundër qeverisë/ Nis marshimi nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë

Ka nisur protesta e 80-të kundër qeverisë së Edi Ramës. Qytetarët janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej”, nga ku kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë. Protestuesit kanë marrë rrugën përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke mbajtur pankarta dhe duke përsëritur thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit dhe largimi i qeverisë. Me mbërritjen përpara Kryeministrisë pritet të mbahen fjalimet e organizatorëve dhe qytetarëve pjesëmarrës, të cilët do të përcjellin mesazhet e tyre kundër qeverisë. Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë rezistencën dhe marshimet, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.