Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Arretsohen 11 persona, në kërkim 2 të tjerë
11 persona janë arrestuar, lidhur me vrasjen e turistit portugez mëngjesin e kësaj të martë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Nga veprimet hetimore rezulton se, në ambientet e lokalit “Principote” dhe më pas në plazhin e lokalit “Paradise”, në Ksamil, gjatë një konflikti midis disa personave, shtetasi S. L., alias S. V., dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) disa herë në trup shtetasin e huaj portugez L. V., 20 vjeç. Po në të njëjtën kohë, edhe shtetasi D. H., tashmë i shpallur në kërkim, e ka goditur me grushte 20-vjeçarin. Të dy këta shtetas akuzohen për vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim. Ndërsa shtetasit S. S., E. B., M. Zh. dhe I. C., të cilët janë kamarierë në lokalin “Principote”,...
Burimi:
syri.net