Mbyllet protesta e 80-të kundër qeverisë/ Qytetarët: Rama, jep dorëheqjen!

Mbyllet protesta e 80-të kundër qeverisë/ Qytetarët: Rama, jep dorëheqjen!

Është mbyllur mbrëmjen e kësaj të marte protesta e 80-të radhazi kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, pas fjalimeve para Kryeministrisë dhe marshimit në rrugët e Tiranës. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshuan drejt Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalimet dhe u përcollën mesazhe kundër qeverisë. Pas përfundimit të fjalimeve, qytetarët vijuan marshimin në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit, duke përsëritur thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”, “Poshtë qeveria” dhe “Qeveri e krimit”. Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë protestat dhe marshimet kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.